DOKU:TECH: Teknologji, Art, Decentralizim, Kiberfeminizëm

*DOKU:TECH ishte magnet për folës të klasit botëror dhe anëtar kurioz të audiencës. Rezultati ishte shpërthim intelekti." - Arikia Millikan, WIRED.

Pas hapjes së DokuFest sonte, nesër (e shtunë, 6 gusht) do të lansohet edicioni i tretë i DOKU:TECH në Prizren, festivali dy-ditor i teknologjisë që mbahet çdo vit. I lindur nga një bashkëpunim në mes të IPKO foundation, SHARE foundation dhe DokuFest, programi i DOKU:TECH synon ta sjell vëmendjen e botës së teknologjisë te Kosova.

*DOKU:TECH u lind nga idea për të promovuar 'Kulturën e Tretë" në Evropë, veçanërisht në Ballkan, në vitin 2013; Kultura e Tretë është ku arti dhe teknologjia shkrihen mirë së bashku", shpjegoi për K2.0 Kushtrim Xhakli, Producenti Ekzekutiv i DOKU:TECH dhe anëtari i bordit të IPKO Foundation.

"Bashkëpunimi në mes të IPKO foundation, SHARE Foundation dhe DokuFest sjell një trekëndësh të veçantë të përvojave dhe partneritetit të mirë. IPKO Foundation ka traditë të udhëheqjes së evenimenteve të teknologjisë sociale, si BarCamps dhe ëiki Academy. SHARE Foundation ka ndërtuar një platformë diskutimi ku hulumtuesit bëhen bashkë dhe eksplorojnë të dhëna të reja. DokuFest, duke qenë festival i pavarur i suksesshëm, përputhet shumë mirë me misionin e DOKU:TECH, që ka të bëjë me platforma të pavarura dhe dituri të decentralizuar".

Kjo konferencë i bënë bashkë disa figura interesante nga Kosova, Ballkani dhe bota. Pjesëmarrësit do të mund të marrin pjesë lirshëm në ëorkshop-e, masterklasa dhe të marrin pjesë në biseda me emra të mëdhenj si Peter Sunde nga The Pirate Bay/Flattr ose Mike Butcher nga TechCrunch.

E pse në Prizren?

*Së pari idea është të lidhet me një festival filmi të vazhdueshëm, që tërheq vëmendjen e një audience të një lloji tjetër", shpjegoi Xhakli. "Pastaj decentralizimi i distribuimit të ngjarjeve, duke mos i patur në kryeqyter, por në qytete më të vogla, ku audienca bënë më shumë përpjekje për pjesëmarrje, dhe e përjeton atë që e bënë DOKU:TECH ndryshe".

Kjo qasje i ka pasur sfidat e veta - sidomos në Ballkan. "Janë disa ndërlikime", tha ai. "Kosto e lartë e biletave të aeroplanit, për shkak të monopolit të një kompanie ajrore të caktuar. Vendi ku mund të organizohet festivali është gjithashtu shpeshherë sfidë, duke marrë parasysh se DOKU:TECH është një prej konferencave të pakta që zhvillohet në një hapësirë krejtësisht të hapur. Transporti rajonal rreth Ballkanit dhe mungesa e rrjeteve të kompanive ajrore në mes të kryeqyteteve në Ballkan [janë gjithashtu probleme]".

Pesë masterklasa të shpërndara gjatë dy ditëve do të jenë të hapura për pjesëmarrës, të cilët kanë mundësi të mësojnë për çështje si algoritmet reklamuese dhe modelin biznesor të Facebook, me Vladan Sholer nga SHARE. Ata gjithashtu mund të marrin pjesë në masterklasa të Peter Sunde (Flattr/The Pirate Bay) dhe Markus Kopimi (Piratbyran) nga PGP encryption, dhe për mbrojtjen e VPN si mënyrë e kapërcimit të mbikëqyrjes, ose për t'u qasur në përmbajtje të censuruara.

Në të dy mbrëmjet, disa fjalime do të mbahen prej shumë ndërmarrësve, ekspertëve dhe personaliteteve nga bota e teknologjisë, në ndërtesën historike të Lidhjes së Prizrenit. Të shtunën, Aral Balkan, ndërmarrës social nga ind.ie që punon për drejtësi sociale në epokën digjitale, do të përcillet nga Addie ëagenknecht, artiste dhe drejtoreshë e grupit bashkëpunues të kiberfeminizmit Deep Lab, që synon hulumtim dhe zhvillim "të vlerësimeve kritike të kulturës bashkëkohore digjitale".

Ndërmarrësja dhe inovatorja Josipa Majic do të jetë në skenë gjithashtu të shtunën - ajo u bë e njohur dhe e suksesshme nëpërmjet krijimit të Teddy the Guardian, arushi lodër i parë në botë me bio-senzorë, të cilat ajo i zhvilloi në përpjekje për t'i bërë testet mjekësore më pak të bezdisshme.

Mike Butcher nga TechCrunch pastaj do të flasë për nismën e re në Mbretërinë e Bashkuar, TechFugees, që synon ta bëjë bashkë komunitetin e teknologjisë për t'i ndihmuar që të sigurojnë mjete të ndryshme për njerëzit që kanë nevojë.

Kjo është vetëm një përzgjedhje e vogël e gjithë folësve që do të jenë të pranishëm në fundjavë. Pjesa tjetër është në dispozicion në uebfaqen e DOKU:TECH këtu.

Gjatë DOKU:TECH, ëorkshop-et do të jenë gjithashtu të hapur për pjesëmarrës nga 17:00 deri në 21:00. Prishtina Hackerspace do të prezantojë projektin e tyre digjitalizues, dhe Girls Coding Kosova, një organizatë që zhvilloi një aplikacion të telefonave mobil që i mundëson grave që të raportojnë ngacmime seksuale, gjithashtu do të kenë një kabinë. UNICEF Innovations Lab Kosovo do të prezantojë një përzgjedhje të projekteve të ndryshme, me tema si ekologjia, zhvillimi i platformave për fuqizim të rinisë në Kosovë, etj.

Ky eveniment është pa pagesë, por pjesëmarrësit duhet të regjistrohen për të rezervuar ulëse.

Ky artikull u shkrua fillimisht në anglisht.

Iu pëlqeu ky shkrim? Shiqoni edhe këto shkrime.

Përgatituni të mahniteni, prekeni dhe befasoheni në DokuFest 2016

Edicioni special i DOKU:TECH me Laura Mersini-Houghton

Kthehu në Ballinë 



Write a comment

Shkruaje emrin Shkruaje email adresen

E-maili juaj nuk bëhet publik apo ndahet me të tjerët, fushat obligative janë të shënjuar.

plus

Më shumë

plus

Shpërndaje