Q&A: Kushtrim Xhakli

Kushtrim Xhakli është producenti i DOKU:TECH-ut. Ai gjithashtu është kreatori i Digital Kosovo dhe bashkë-themeluesi i Fast Europe Ventures Ltd. Kosovo 2.0 u takua me të dje, në ditën e dytë dhe fundit te Konferencës high-tech.

K2.0. Si po kaloni në DokuFest deri më tani?

Kushtrim Xhakli: Ky është viti i dytë, dhe përgjigjja e djeshme ishte indikator se do të vazhdojmë edhe për shumë vite, sepse përgjigja është dyfishuar.

Ka shumë folës interesant këtë vit. Për kë jeni më shumë të ngazëllyer?

Për të gjithë! Unë jam organizator, prandaj për të gjithë. Por t’a kemi Esther Dyson në mes të verës duke e vizituar Kosovën…nuk e di si e arritëm! Ajo do të flasë sonte (Të dielën 9). Jam shumë i ngazëllyer, vetëm fakti që ajo do të ndalet së udhëtuari dhe do të shkojë në hapësirë është diçka. Peter Sunde – vitin e kaluar kur e hapën DOKU:TECH-un unë e kisha një bluzë ku thuhej, “Lirojeni Peter Sunde” sepse ai ishte në burg, por shpirti i tij ishte me ne. Prandaj këtë vit, t’a kemi atë këtu me ne – është më të vërtetë diçka e veçantë.

Dhe Esther, për shembull, për sa i përket DOKU:TECH. Ne e përmbyllem DOKU:TECH-un në një mënyrë që folësi/ja e fundit – e që është Esther – e përfundon ngjarjen dy ditore dhe i’a jep publikut një pyetje, por jo një pyetje të cilës publiku duhet t’i përgjigjet menjëherë. Është një pyetje të cilën do t’a mbajmë për një vit dhe publiku do t’i përgjigjet me anë të blogjeve. Ajo mund të thotë “Cila teknologji nuk duhet të vdesë? Nuk duhet të ekzistojë?” dhe gjatë gjithë vitit ne i krijojmë përgjigjet e publikut që i pranojmë dhe i shfaqim ato; dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të krijojmë një broshurë me përgjigjet e tyre. Pra, të gjithë e kanë mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Nuk është vetëm një mënyrë – nga folësi te publiku – është gati reverse, ne po e sjellim publikun më afër.

Ju thatë që numri i folësve është dyfishuar?

Po. DOKU:TECH filloi vitin e kaluar, ishtë ngjarja jonë inauguruese. Kemi pasur rreth katër ose pesë folës kryesorë dhe pastaj kishim edhe folës rajonal. Këtë vit kemi pasur shumë folës rajonal dhe dhjetë folës tjerë kryesor.

Çka tjetër ka ndryshuar që nga viti i kaluar?

Në i bëmë disa ndryshime në program dukë i shkurtuar [fjalimet] pakëz në mënyrë që t’i zinte [edhe disa më shumë], dhe tani e bëjmë Pyetje&Përgjigje kur tre folës flasin për temën e njëjtë. Dhe shpeshherë – sikur dje – ata e kontradiktojnë njëri-tjetrin. Njëri thotë, “Teknologjia është e mrekullueshme – e pakufizuar, ne kemi më shumë fuqi, jemi të lidhur.” Dhe një tjetëe thotë, “Varfëria globale, nuk është përmirësuar. Ne kemi internet 5G të lidhur në telefonat tonë, por fëmijet në Indi ende jetojnë në varfëri. Pra, pse po përkushtohemi kaq shumë në ketë fushë e jo në atë fushë, e kush duhet të fajësohet?” Pra, gjatë debatit ata e kontradiktojnë njëri-tjetrin – është shumë mirë! Publiku nuk e dëgjon vetëm njërin aspekt.

Ku e shihni DOKU:TECH-un në të ardhmen?

Më të madh. Dje e bëra një mini-anketë në Facebook ku i pyeta njerëzit prej nga janë, dhe kishim njerëz nga Ukraina, Greqia, Austria dhe Suedia, të cilët fluturan nga atje vetëm të jenë këtu me folësit. Dje e pyeta publikun dhe ata thanë Itali, Sloveni. Natyrisht, rajoni është gjithmonë i pranishëm: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria. Ne kishim poashtu njerëz nga Irlanda dje. Njerëzit vijnë të pyesin diçka me theks teksasi nga Shetet e Bashkuara dhe ti mendon: “Wow! Prej nga erdhe?” Kjo është surpriza e vitit dhe shpresoj qe vitin e ardhshëm do të dyfishohet.

Kosovo 2.0 është partneri zyrtar medial i DokuFest-it. Ne jemi duke raportuar mbi festivalin çdo ditë, duke përfshirë pasqyra të filmave,intervista, si dhe udhëzues ditor “Sot @DokuFest”. Vizitoni uebfaqen tonë për të gjithë përmbajtjen e DokuFestit (e cila do të përditësohet çdo ditë gjatë festivalit).

Ju gjithashtu mund të na vizitoni gjatë gjithë festivalit në sheshin e Shadërvanit në Prizren, ku jemi duke shitur kopje të revistës tonë, duke përfshirë edhe edicionin tonë ‘Migrimi’ dhe revistën tonë më të re ‘Ambienti.’

Ky artikull u shkrua fillimisht në anglisht.

Kthehu në Ballinë



Write a comment

Shkruaje emrin Shkruaje email adresen

E-maili juaj nuk bëhet publik apo ndahet me të tjerët, fushat obligative janë të shënjuar.

prev

Storja e mëhershme

next

Storja e ardhshme

plus

Më shumë

plus

Shpërndaje