Prishtina Mirëpret Hapësirë të Re të Artit: LambdaLambdaLambda

Skena artistike e Prishtinës shpeshherë përshkruhet si e pasur dhe e gjallë. është për shkak të këtij faktori që, duke u munduar që edhe t'i zmadhojnë kualitetet e saja dhe t'i sjellin mundësi një niveli të ri, dy femra austriake, Isabella Ritter dhe Katharina Schendl, vendosën të lëvizin në përpjekjen e tyre për hapje të një galerie të re bashkëkohore të artit mu në qendër të Prishtinës, të quajtur LambdaLambdaLambda.

Hapësira, e vendosur në rrugicën pas Metro Bar në rrugën Garibaldi, e ka emrin e një simboli që në fizikë përfaqëson frekuencën e transmisionit. "Gjithashtu tingëllon si emri i një ndër vëllazërive të kolegjeve në SHBA", tha Ritter, historiane e artit dhe kohë pas kohe kuratore e pavarur. LambdaLambdaLambda, emër që iu sugjerua pronareve gjatë një darke me artistin e njohur amerikan Seth Price, "tingëllon argëtues dhe me humor", tha Ritter, "por koncepti është hapësirë e bashkëpunimit".

Ky sigurisht se është qëllimi i pronareve, që investuan privatisht në këtë ndërmarrje që do të hapet të shtunën me 17 janar në ora 7pm, duke prezantuar një ndër artistet më të përfolura të Kosovës në muajt e fundit: Flaka Halitin. Përfaqësuesja e pavijonit të Kosovës në edicionin e ardhshëm të Venice Biennial këtë vit do të ekspozojë punime të reja që lidhen me lagjen e galerisë. Artistja vieneze, Nadja Athanossawa, gjithashtu do të prezantojë në të njejtën kohë një performancë të veçantë për lokacionin, që do të lidhë krijimet e të dyja artisteve.

Schendl, arkitekte me formulim kulturor edhe në arte, ka ardhë në Prishtinë që prej herës së parë kur erdhi në një ekspozitë të një artisti shqiptar Adrian Paci në Galerinë Kombëtare të Kosovës në 2012. Vetëm tre muaj më herët, edhe pse dëgjoi shumë gjëra të mira për skenën e artit të republikës nga Schindler, Ritter ateroi për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari. Duke njohur njëri tjetrin për më shumë se 15 vite, ato vendosën se ishte koha t'i gjuhen një projekti të tillë pasi panë se prona lokale që tani e kanë në dorë, ishte e lirë për t'u dhënë me qira.

"Asnjëherë nuk është momenti i duhur ose i gabuar", tha Ritter llafazanja (për së miri), "sikur kur dashurohesh, thjeshtë ndodh".

Ritter dhe Schendl duan të sjellin artistë ndërkombëtar dhe lokal në hapësirën e tyre, dhe kanë hapësirë në program për kuratorë tjerë, solo-ekspozita, si dhe fjalime në të ardhmën: gjithashtu nuk e hedhin poshtë mundësinë e bashkëpunimit për të sjellë artistë prej Kosovës në Vienë, ku janë të bazuara.

"Ka një numër të madh të artistëve interesant", tha Ritter, "dhe nuk ka shumë mundësi sepse ekziston vetëm një hapësirë e vërtetë jo-institucionale për art bashkëkohor, Stacioni; energjia është e mirë dhe të rinjtë duan të bëjnë diçka." Për Schendl, skena ka marrë më shumë dukshmëri ndërkombëtare me përfaqësimin e Kosovës në Venice Biennial dhe përfaqësuesin e parë, Petrit Halilaj, me shumë ekspozime jashtë vendit. "Prej kur Erzen Shkololli e morri Galerinë Kombëtare", tha ajo, "ka pasë më shumë dukshmëri për artistët bashkëkohor në Kosovë, por për një qytet si Prishtina, ka nevojë për më shumë".

Ky projekt "lozonjar" i "inkubacionit" të artistëve, siç e përshkruajnë ato, ende nuk ka program të fiksuar dhe do të fillojë si projekt në punim e sipër, me vëmendje në përmbajtje dhe krijim të diskursit. E shohin Kosovën si periferi të prodhimit të artit ku artisti nuk ka presionin ekonomik të qendrave të mëdha si Nju Jorku, Londra, ose Parisi, për të përmbushur pritjet e tregut të artit. "Spekulimi në tregun e artit", shpjegon Ritter "e ka zvetënuar artin aq shumë saqë njerëzit po fillojnë ta kërkojnë gjënë reale përsëri, artistin e çiltër, me një shikim më individual ku e përcjellin interesin e tyre; dhe kjo është më e mundur jashtë qendrave të mëdha të prodhimit të artit ku artisti nuk ka presionin e shijës kryesore të qendrës".

Të dyja femrat janë të inkurajuara t'i ndihmojnë artistëve lokal që të ndërtojnë karierë, dhe t'i ndihmojnë atyre të shfaqin punën e tyre edhe në skenë ndërkombëtare. "Për ne do të ishte fantastike po të mund të mbështeteshin artistët në artin e tyre për të mbijetuar", tha Schendl, në fjalët e së cilës Ritter shton: "Nuk është vetëm për hapje të një hapësire për tregti të artit, por për të punuar në kontekst afatgjatë në përfaqësimin dhe lidhjen e tyre me kuratorë dhe institucione artistike edhe jashtë vendit".

Për më shumë informata, mund të vizitoni website-in e LambdaLambdaLambda

Hapja e Ekspozitës: e shtunë, 17 janar, 7pm.

Adresa: LambdaLambdaLambda, në rrugicën pas Metro Bar në rrugën Garibaldi.

Artistët: Nadja Athanossawa dhe Flaka Haliti.

Ky artikull u shkrua fillimisht në anglisht.



Write a comment

Shkruaje emrin Shkruaje email adresen

E-maili juaj nuk bëhet publik apo ndahet me të tjerët, fushat obligative janë të shënjuar.

1 comments

  • Esther | 3 years ago

    VIEL ERFOLG!

plus

Më shumë

plus

Shpërndaje